Hamza takon ambasadorin britanik, flasin për nevojën e krijimit të institucioneve të reja

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza ka takuar ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves.

Hamza në një shkrim në rrjetin social Facebook, ka thënë se në takim kanë folur për nevojën e krijimit të institucioneve të reja.

“Sot e prita ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves, me të cilën bisedova për nevojën e krijimit të institucioneve të reja në nivelin qendror dhe për zhvillimet politike në vendin tonë.

Britania e Madhe është partnere strategjike e Kosovës dhe i jemi shumë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të saj” – ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1076068917743605&set=a.311352157548622&type=3&ref=embed_post

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi