Hamza: PDK kundër vakumit institucional, kërkon trajtim të prioriteteve shtetërore

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka theksuar rëndësinë e shmangies së një vakumi institucional në vend, raporton Ekonomia Online.

Ai u shpreh se qëndrimet e Kryesisë së PDK-së janë të qarta dhe të shpjeguara përmes një komunikate zyrtare, e cila pasqyron qëndrimet dhe kërkesat e partisë.

Hamza theksoi se PDK është e përkushtuar për ndërtimin e institucioneve funksionale dhe adresimin e temave prioritete për qytetarët.

“Komunikata e përmbledh krejt qëndrimet e kryesisë së PDK-së dhe shpjegon më së mire ato se çka PDK për çka qëndron edhe çka kërkon. Mbi të gjitha ne jemi të interesuar që të mos kemi vakum institucional, vendi të ketë institucione edhe normalisht që të trajtohen prioritete edhe temat të cilat i ka vendi”, ka theksuar ai.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi