Hamburg goditet rëndë nga stuhia: Rrugët përmbyten, trafiku hekurudhor ndërpritet

Hamburg goditet rëndë nga stuhia: Rrugët përmbyten, trafiku hekurudhor ndërpritet

Një stuhi e fortë e shoqëruar me shi të dendur nuk e ka anashkaluar as Gjermaninë. Ndër qytetet që u goditën rëndë nga stuhia ishte edhe Hamburgu, rrugët e të cilit u përmbytën.

Lumi Elba përmbyti qytetin me ujë deri në bel. Zyrtarët thanë se kulmi i valës së ujit ishte dje në mëngjes, duke arritur 3.3 metra mbi baticën mesatare. Me atë rast vërshoi edhe tregu i famshëm i peshkut në Hamburg.

Në prag të festës, stuhia ndërpreu të gjithë trafikun, kryesisht atë hekurudhor. Përveç Hamburgut, ky ishte rasti në Hanover, Frankfurt dhe Mynih. Kjo nënkuptonte anulimin ose zgjatjen e udhëtimeve me tren.

Përmbytja e vështirësoi edhe turistët në Hamburg. Një turiste tha se rruga për në hotelin ku ajo po qëndronte ishte e përmbytur plotësisht. Pati edhe nga ata turistë që u penguan të largoheshin nga qyteti për shkak të stuhisë.

Një stuhi e fortë goditi edhe pjesën tjetër të Evropës Veriore. Dy persona humbën jetën – njëri në Belgjikë dhe tjetri në Holandë, ku u ngritën për herë të parë të gjitha barrierat nga përmbytjet.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova