Hamasi përsëriti angazhimin e plotë ndaj marrëveshjes së armëpushimit dhe u bëri thirrje ndërmjetësve dhe garantuesve të ushtrojnë presion të menjëhershëm mbi Izraelin për të ndaluar “masakrat” e tij kundër palestinezëve
Grupi palestinez Hamas e mbajti Izraelin plotësisht përgjegjës për përshkallëzimin e situatës në Rripin e Gazës, pas një sërë sulmesh ajrore vdekjeprurëse nga Izraeli që vranë mbi 100 persona, pavarësisht një marrëveshjeje armëpushimi, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë, grupi palestinez theksoi se nuk do ta lejojë Izraelin të imponojë një “realitet të ri” në Gaza nën zjarr.
“Hamasi pohon se pushtimi (izraelit) mban përgjegjësinë e plotë për këtë përshkallëzim të rrezikshëm, së bashku me pasojat e tij në terren dhe ato politike, si dhe për përpjekjen për të sabotuar planin e (presidentit të SHBA-së Donald) Trumpit dhe marrëveshjen e armëpushimit”, tha Hamasi.
Megjithatë, Hamasi përsëriti angazhimin e plotë ndaj marrëveshjes së armëpushimit dhe u bëri thirrje ndërmjetësve dhe garantuesve të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre dhe të ushtrojnë presion të menjëhershëm mbi Izraelin për të ndaluar “masakrat” e tij kundër palestinezëve.
Më shumë se 100 persona u vranë në sulmet vdekjeprurëse izraelite në të gjithë Rripin e Gazës të martën në mbrëmje, në një shkelje të ashpër të marrëveshjes së armëpushimit që hyri në fuqi më 10 tetor sipas planit 20-pikësh të Trump.
Izraeli pretendoi se sulmet ishin në përgjigje të një sulmi me armë zjarri ndaj forcave të tij në Rafah, ndërsa Hamasi ka mohuar çdo përfshirje në sulm.












