Haaland nën hetime me pretendimet se ka përdorur celularin gjatë ngasjes së automjetit

Gazeta britanike “The Sun” ka publikuar një foto ku dyshohet se shfaqet Haaland me një telefon në dorë teksa qëndron pas timonit në automjet.

Ylli i Manchester City-t, Erling Haaland është nën hetim policor pasi dyshohet se ka përdorur celularin gjatë ngasjes së automjetit.

Gazeta britanike “The Sun” ka publikuar një foto ku dyshohet se shfaqet Haaland me telefon në dorë teksa qëndron pas timonit në automjet.

Ngjarja thuhet se ka ndodhur më 15 mars, pranë stadiumit të Manchester City-t.

Policia e Manchesterit tha se po hetonte rastin. “Mund të konfirmojmë se policia ka dijeni për foton dhe është duke hetuar rastin”, thuhet në deklaratë.

Haaland, sulmuesi 22-vjeçar norvegjez, mund të gjobitet me 200 funte (246 dollarë) dhe gjashtë pikë dënimi nëse shpallet fajtor.

Haaland deri më tani ka shënuar 42 gola në 37 paraqitje për Manchester City-n.

Kategoritë
Sport