Manchester City i ka vënë syrin njërit prej xhevahireve të ekipit të Barcelonës. Pep Guardiola ka shfaqur interes të madh për mesfushorin e ri Fermin Lopez. Trajneri i Cityt e vlerëson lart talentin e tij dhe është i bindur se ai mund të përshtatet në mënyrë të shkëlqyer me stilin e lojës së ekipit anglez.
Sipas mediumit El Nacional, Manchester City është i gatshëm të ofrojë rreth 60 milionë euro për të siguruar shërbimet e Ferminit, duke treguar qartë se bëhet fjalë për një investim serioz dhe një besim të madh në cilësitë e tij. Guardiola e sheh atë si një element të rëndësishëm për të ardhmen e skuadrës.
Nga ana tjetër, edhe pse Barcelona nuk do ta ketë të lehtë të heqë dorë nga një produkt i akademisë, një ofertë e tillë mund ta detyrojë bordin të marrë një vendim të vështirë.
Fermin nuk e përjashton largimin dhe, në mungesë të hapësirave në Camp Nou, mund të vendosë të provojë për herë të parë një aventurë jashtë Spanjës. /Telegrafi/