Grupet e margjinalizuara, cak i gjuhës së urrejtjes në diskursin publik në Kosovë

Institucioni i Avokatit të Popullit, ka prezantuar raportin me rekomandime “Gjuha në diskursin publik në raport me detyrimet që ka shteti në garantimin e lirisë së shprehjes dhe parandalimin e gjuhës së urrejtjes”, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se ky raport ka për qëllim të një pasqyrë gjithëpërfshirëse mbi grupet e ndryshme të margjinalizuara, e të cilat janë cak i gjuhës së urrejtjes në diskursin publik në Kosovë.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, tregoi për detyrimet që shteti i ka ndaj garantimit të lirisë dhe shprehjes.

Ndonëse e quan të mundimshme punën që është bërë për këtë raport, Qalaj pati falënderime për zyrtarët që kanë punuar në këtë drejtim. Ai tha se falë angazhimit të ekipit të gjerë dhe ekspertëve, është arrit

“Kur kemi vendosur me fillu këtë hetim ka qenë para një periudhe të gjatë kohore, dilemat se si kemi me ju qasë kësaj pune dhe më mujt me i ruajt balancin mes të drejtave që preken ka qenë shumë e vështirë, por falë angazhimit të ekipit të gjerë të ekspertëve të angazhuar e në veçanti të stafit të institucionit të Avokatit të Popullit besoj që kemi arrit me bë më të mirën e mundshme”, tha ai.

“Stafi i institucionit të Avokatit të Popullit besoj që kemi arritur me bë më të mirën të mundshme, padyshim përveç detyrimeve që dalin për shtetin në raport me rendësin dhe sigurinë e të drejtave të njeriut, që përfshin edhe lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave, diskursi i komunikimit publik, gjuha e përdorur, komunikim i adresuar në drejtim të nxitjes dhe urrejtjes, ndaj grupeve margjinalizuara si grupet me të ndjeshme të shoqërisë. Përmes tentimit ky diskriminim është shtrirë ne aspektin racor gjinor, besoj që e ka kërku nevojën me pas një raport dhe në këndvështrim dhe një institucion të pavarur, për me trajtua si çështje dhe kemi vendosur me hap këtë hetim”, u shpreh ai.

Zëvendësavokatja e Popullit, Majlinda Sinani-Lulaj, tha se ky raport është mbështetur nga Bashkimi Evropian e Këshilli i Evropës.

“Raporti jep një pasqyrë  të analizës së diskursit publik dhe mediatik si dhe diskursit retorik dhe gjuhës së përdorur ndaj personave cenueshëm, si një ndërthurje e qasjes sasimore dhe cilësore me të dhënat që janë analizuar automatikisht. Qëllimi i trajtimit të kësaj çështje, dhe për rrjedhojë të raportit në tërësinë e tij, ka qëllim të ofrojë jo vetëm një pasqyrë të përditësuar dhe gjithëpërfshirëse mbi grupet e ndryshme, të cilat mund të jenë cak i gjuhës së urrejtjes në diskursin publik në Kosovë, por edhe një shpërfaqje të nxitësve të mundshëm të urrejtjes me apo pavetëdije”, tha ajo, teksa numëroi edhe disa nga arsyet që i kanë shtyrë të merren me këtë raport.

“… ndër të tjera ky raport ka për qëllim tërheqjen e vëmendjes për ndërgjegjësimin e publikut dhe institucioneve lidhur me standardet ndërkombëtare dhe vendore, konceptin e gjuhës së urrejtjes, si dhe të kontribuarin në kuptimin e modeleve të diskursit, të gjuhës së përdorur në media sociale e të komunikimit publik në vend”.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi