Gruaja e Arbër Rexhajt pranohet si zyrtare financiare në Spitalin e Prizrenit

Sipas një dokumenti zyrtar të publikuar nga Spitali i Përgjithshëm “Dr. Daut Mustafa” në Prizren, Zejnepe Rexhaj është renditur kandidatja e pranuar për pozitën “Zyrtare e lartë financiare”.

Në rezultatet përfundimtare të testit me shkrim dhe intervistës me gojë, ajo ka grumbulluar gjithsej 94.2 pikë, duke u renditur e para në këtë pozitë.

Dokumenti mban vulën dhe nënshkrimin zyrtar të Njësisë së Personelit të spitalit dhe i referohet konkursit publik të datës 18.03.2026.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi