Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës të martën ka njoftuar se ka dorëzuar në organet gjyqësore aktakuzën ndaj të pandehurit I.P. për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”, i cili dyshohet se në muajin mars të këtij viti ka grisur Kuranin në afërsi të Teqes “Saraçhane” në Prizren.
Me këtë rast PSRK ka propozuar që ndaj të pandehurit të shqiptohet masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë aktakuzë kundër të pandehurit I.P. për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”, sipas nenit 141, paragrafi 1 të KPRK-së. PSRK ka ngritur aktakuzë me propozim për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri ndaj I.P.”, thuhet në njoftimin e PSRK-së, raporton Telegrafi.