Mitsotakis njoftoi se ka planifikuar reforma të mëdha gjatë periudhës së mandatit të dytë 4 vjeçar.
Presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou i dha mandatin për të formuar qeverinë, Kyriakos Mitsotakis liderit të Partisë Demokracia e Re fituese e zgjedhjeve të djeshme.
Sakellaropoulou ka pritur në zyrën e saj Mitsotakisin dhe i dha mandatin për formimin e qeverisë.
Mitsotakis tha se ndjen përgjegjësi të madhe ndaj popullit grek. “Që në fillim kisha synimin që vendi ynë të ketë një qeveri të stabilizuar dhe të fortë”, tha ai.
Mitsotakis njoftoi se ka planifikuar reforma të mëdha gjatë periudhës së mandatit të dytë 4 vjeçar.
Ai do të fillojë detyrën e tij pas betimit si kryeministër. Ndërsa kabineti i ri do të bëhet i ditur në orët e pasdites.
Në zgjedhjet parlamentare të mbajtura dje, Demokracia e Re e kryesuar nga Kyriakos Mitsotakis mori 40.55 për qind të votave dhe arrti të fitojë 158 deputetë në Parlamentin prej 300 vendesh.

