Gjykata Supreme refuzon padinë për mbulesën islame në shkolla, konfirmon kompetencën e MASHTI për rregullat e uniformës

Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar kërkesëpadinë e paditëses: Rrjeti i Femrave për Zhvillim Profesional “Arrita”, e paraqitur kundër të paditurës: Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), me të cilën ka kërkuar që të shpallet i paligjshëm dhe të shfuqizohet neni 3 paragraf 1, nën paragraf 1.13 i Udhëzimit Administrativ Nr.06/2014 (MASHT) Kodi i Mirësjelljes dhe Masat Disiplinore për Nxënës të Shkollave të Mesme të Larta.

Paditësja pretendon se me Udhëzimin Administrativ nr.06/2014, që është një akt administrativ i përgjithshëm, nuk mund të ndalohet ushtrimi i të drejtave dhe lirive kushtetuese të vajzave që mbajnë shaminë e kokës (mbulesën islame).

“E njëjta ka theksuar se me neni 55.1 të Kushtetutës, saktësohet qartë se “të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, mund të kufizohen vetëm me ligj”, duke shtuar se në katër vitet e fundit kanë pranuar ankesa të shumta nga vajzat që janë përjashtuar nga shkollat publike ose të cilave u është pezulluar vijimi i rregullt i procesit mësimor për shkak të bartjes së shamisë në kokë”, thuhet në njoftimin e Supremes.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi