Gjykata franceze anulon urdhërarrestin ndaj ish-udhëheqësit sirian, Bashar al-Assad

– Gjykata Franceze e Kasacionit ka vendosur të rrëzojë urdhërarrestin ndaj ish-udhëheqësit sirian, duke marrë parasysh se imuniteti i një kreu shteti nuk mund të hiqet në asnjë rrethanë.

Gjykata më e lartë e Francës ka anuluar urdhër-arrestin ndaj ish-udhëheqësit sirian, Bashar al-Assad, për sulmet kimike në vitin 2013, transmeton Anadolu.

Sipas të përditshmes franceze Ouest France, Gjykata Franceze e Kasacionit ka vendosur të rrëzojë urdhërarrestin ndaj ish-udhëheqësit sirian, duke marrë parasysh se imuniteti i një kreu shteti nuk mund të hiqet në asnjë rrethanë.

Në nëntor të vitit 2023, dy gjyqtarë hetues të Parisit lëshuan një urdhëarrest ndaj al-Assadit për bashkëpunim në krime kundër njerëzimit dhe për krime lufte të lidhura me sulmet kimike në Adra, Duma dhe Gutën Lindore në gusht të vitit 2013, të cilat vranë mbi 1 mijë njerëz.

Gjykata e Apelit e Parisit e vërtetoi urdhërarrestin në qershor të vitit 2024.

Kategoritë
BotaLajme