Për herë të parë në histori, Uzbekistani ka siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës FIFA, duke shënuar një arritje të jashtëzakonshme për futbollin kombëtar.
Kjo ngjarje historike është pritur me gëzim në mbarë vendin, ndërsa nga Presidenti Shavkat Mirziyoyev erdhi një gjest i veçantë.
Presidenti Mirziyoyev vendosi të shpërblejë futbollistët e ekipit kombëtar që siguroi kualifikimin, duke u dhuruar nga një veturë secilit lojtar.
Ky gjest i Presidentit ka marrë vlerësime të mëdha nga qytetarët, duke u parë si një shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe suksesin e lojtarëve.
Në deklaratat e dhëna nga zyrtarët shtetërorë, u theksua se performanca e lartë e futbollistëve ka qenë një burim frymëzimi për gjeneratat e reja, si dhe se suksese të tilla do të ndikojnë në rritjen e investimeve në sport dhe përparimin e mëtejshëm të futbollit në vend.