Gjendja shëndetësore e princeshës norvegjeze është përkeqësuar ndjeshëm, duhet urgjentisht transplantim i mushkërive

Princesha e kurorës së Norvegjisë, Mette-Marit, pritet t’i nënshtrohet një transplantimi të mushkërive, pasi gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar gjatë muajve të fundit.

Bashkëshortes 52-vjeçare të princit të kurorës Haakon, trashëgimtar i fronit norvegjez, në vitin 2018 i ishte diagnostikuar fibroza pulmonare.

“Këtë vjeshtë janë kryer disa teste që tregojnë qartë një përkeqësim negativ të gjendjes shëndetësore të princeshës së kurorës”, thuhet në njoftimin e Pallatit Mbretëror Norvegjez.

Ende nuk është vendosur se kur Mette-Marit do të futet në listën e pritjes për transplantim.

“Po i afrohemi periudhës kur transplantimi i mushkërive do të jetë i domosdoshëm dhe po kryejmë përgatitjet e nevojshme që kjo të jetë e mundur kur të vijë ai moment”, thuhet më tej në deklaratë.

Kategoritë
BotaLajme