Gëzim Qerimi: Qeveria Kurti shpërblen duartrokitjet: 1 lëvdatë = 1 grant

Profesori i gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Gëzim Qerimi, ka thënë se Albin Kurti është kryeministri më i mirë i të gjitha kohërave.

Ai këtë deklaratë e mbështet në atë se shumë personalitete: akademikë, profesorë universitarë, artistë e këngëtarë, gazetarë e pjesëtarë të shoqërisë civile paskan përfituar qindra mijëra euro nga Qeveria Kurti.

“Si duket, kriteri i parë dhe i fundit ka qenë lavdërimi për qeverisjen e mirë të Kurtit. E bëra edhe unë një lavdatë… ndoshta aplikoj në thirrjen e radhës, tash e plotësoj kriterin”, ka shkruar Qerimi në “Facebook”.

Postimi i plotë i tij:

Albin Kurti është kryeministri më i mirë i të gjitha kohërave!

Qeveria që shpërblen duartrokitjet: 1 lavdatë = 1 grant

Shumë personalitetet: akademikë, profesorë universitarë, artistë e këngëtarë, gazetarë e pjesëtarë të shoqërisë civile paskan përfituar qindra mijëra euro nga Qeveria Kurti.

Si duket, kriteri i parë dhe i fundit ka qenë lavdërimi për qeverisjen e mirë të Kurtit.

E bëra edhe unë një lavdatë… ndoshta aplikoj në thirrjen e radhës, tash e plotësoj kriterin.

Kategoritë
LajmeVendi