Gazetarja amerikane Ana Kasparian deklaroi se është bërë shënjestër e sionistëve në SHBA për shkak të kritikave të saj ndaj Izraelit, duke theksuar: “Nuk kam ndërmend të vetëvritem. Dhe nëse më ndodh diçka, dijeni se kjo nuk është aksident.”
Ndërsa sulmet e Izraelit ndaj Rripit të Gazës vazhdojnë, lobet e tij jashtë vendit po përshkallëzojnë kërcënimet dhe ngacmimet.
Që prej 7 tetorit 2023, zërat kundër gjenocidit izraelit në botë janë bërë objektiv i grupeve sioniste pro-Izrael. Në mesin e tyre është edhe Kasparian, e cila shpesh në ekranet amerikane ka dalë me kritika të ashpra ndaj Izraelit.
Në programin The Young Turks, ajo tha se për shkak të kritikave të saj ndaj Izraelit është bërë objektiv i grupeve sioniste dhe ka marrë kërcënime me vdekje.
“NUK KA NEN NË LIGJE QË MË DETYRON TË MBËSHTES IZRAELIN”
Kasparian, duke theksuar kërcënimet që ka marrë, tha: “Nuk kam ndërmend të më vras veten. Dhe nëse më ndodh diçka, dijeni se nuk është aksident.
Unë jam amerikane. Jam krenare që jam amerikane. Nuk jam izraelite. Në ligje nuk ka asnjë nen që më detyron ta mbështes Izraelin. Fundjavën që shkoi kuptova se jam shënjestër e një grupi pro-Izrael. Është një grup hije, që nuk e shpall kush e financon.”
“ASNJË ZYRTAR NUK E KA MERAK”
Gazetari me origjinë turke Cenk Uygur, bashkë-prezantues i programit, tha se edhe ai ka marrë kërcënime dhe shtoi:
“Në Amerikë ka një grup pro-Izrael që nxit kërcënime me vdekje kundër amerikanëve. Gabuar e keni adresën, vëllezër. E dyfishoj çdo gjë që tha Ana. Nëse na ndodh diçka, kjo do të thotë se është padyshim Izraeli. Dhe media kryesore nuk do ta raportojë këtë. Në këtë vend, nëse kërcënon me vdekje të krishterë, myslimanë apo këdo tjetër, asnjë zyrtar nuk e çan kokën. Jo, nuk u intereson. Por nëse flet kundër një personi pro-Izrael, atëherë situata ndryshon.”