Në televizionin shtetëror iranian janë transmetuar pamje ku shihet tym i zi duke u ngritur mbi objektin kryesor për pasurimin e uraniumit në qytetin Natanz. Ende nuk dihet shkalla e dëmeve të shkaktuara.
Një gazetar i televizionit shtetëror iranian u lidh për pak çaste drejtpërdrejt nga kjo zonë. Objekti në fjalë ndodhet pjesërisht nën tokë. Brenda tij ka disa salla me centrifuga që pasurojnë uraniumin e kthyer në gaz, duke e rrotulluar me shpejtësi shumë të lartë.
Kujtojmë se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi në një fjalim televiziv se sulmet izraelite ndaj Iranit kishin për qëllim të dëmtonin infrastrukturën bërthamore iraniane, fabrikat e raketave balistike dhe shumë kapacitete ushtarake të tjera.
“Kjo operacion do të zgjasë aq sa të jetë e nevojshme për ta përmbushur detyrën e mbrojtjes kundër kërcënimit për zhdukjen tonë. Lufta jonë nuk është me popullin e Iranit, por me diktaturën iraniane,” theksoi ai. Netanyahu shtoi se Izraeli ndodhet në një moment vendimtar të historisë së tij.