Gazetari i FAZ: Kurti ua vuri një kusht pesë diplomatëve për marrëveshjen bazë me Serbinë

Gazetari i FAZ: Kurti ua vuri një kusht pesë diplomatëve për marrëveshjen bazë me Serbinë

Konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë, Michael Martens, gazetar i Frankfurter Allgemeine Zeitunge sheh si pjesë të luftës së botës demokratike kundër Rusisë fashistë, i cili analizon situatën pas vizitës së fundit të ndërkombëtarëve në Prishtinë dhe Beograd. Ai ka treguar në Twitter disa detaje nga takimet e fundit përgatitore për dialogun.

Ai ka frikë se me metodat aktuale, bota demokratike mund të mos ketë sukses në luftën kundër Rusisë fashiste.

“Të premtën e kaluar, një delegacion i rangut të lartë amerikan dhe europian vizitoi Prishtinën dhe Beogradin. Ai përbëhej nga këshilltarët e politikës së jashtme të Emmanuel Macron, Olaf Scholz, kryeministrit italian plus përfaqësuesit special të BE-së dhe SHBA-së për rajonin”, shkroi Martens në Twitter.

Në vizitën e fundit të ndërkombëtarëve, Martens tha se u bisedua më shumë se dy orë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Dhe krejt diskutimi, sipas tij, sillej rreth një pyetjeje themelore: “A janë Serbia dhe Kosova gati t- pranojnë propozimin perëndimor si bazë për zgjidhje?”.

“Thuhet se kryeministri i Kosovës Kurti ka vënë një kusht: Për ta pranuar propozimin e Perëndimit për zgjidhje, atij i duhen garanci se 5 shtetet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën, do ta bëjnë këtë. Kurti dyshohet se ka kërkuar që kjo të përfshihet në propozim”, shkruan Martens, raporton Express.

“Kjo është padyshim një kërkesë që as BE-ja, as Gjermania apo Franca nuk mund ta përmbushin, pasi nuk mund të flasin (e lëre më të japin garanci) në emër të Spanjës, Rumanisë, Greqisë, Sllovakisë dhe Qipros. Të gjitha këto vende kanë arsyet e tyre të brendshme për të mos njohur Kosovën”.

Sipas Martens, “duket se Perëndimi përpiqet ta përfytyrojë Kurtin si një egomaniak kokëfortë që nuk e kupton potencialin e ofertës perëndimore”.

“Por kur shikoni 10 vitet e fundit të politikës së BE-së për Ballkanin, ngurrimi i Kurtit (dhe i presidentit serb Vuçiq) për t’u besuar premtimeve perëndimore është i kuptueshëm”, shkruan ai.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi
Reklamë: ABE Kosova