Gazetares kanadeze i është ndaluar të hipë në avionin kanadez mbi Gazë, Izraeli nuk lejon filmime

Gazetares kanadeze Susan Ormiston, nga shërbimi shtetëror kanadez, iu ndalua hyrja në avionin kanadez që po hidhte ndihma mbi Gazë, për shkak të kufizimeve izraelite.

Pasi nuk arriti të hipte në avionin kanadez, Ormiston mori leje të udhëtonte me një avion jordanez që kishte të njëjtën mision të hedhjes së ndihmave.

“Nuk mund t’ju tregojmë çfarë shohim jashtë këtyre dritareve. Izraelitët kanë ndaluar çdo xhirim mediatik të asaj që po ndodh poshtë në tokë. Nuk mund t’ju tregojmë peizazhin e rrafshuar,” tha Ormiston.

Ky është edhe një tregues tjetër i gjenocidit që Izraeli po kryen në Rripin e Gazës dhe i përpjekjeve për të fshehur përmasat e shkatërrimit. Izraeli nuk lejon hyrjen e gazetarëve ndërkombëtarë në Rripin e Gazës.

Forcat e armatosura kanadeze realizuan të hënën desantin e tyre të parë ajror humanitar mbi Gazë duke përdorur avionët e vet, duke dorëzuar 9.800 kilogramë ndihma për palestinezët, sipas të dhënave të Agjencisë Kanadeze për Çështjet Globale.

Duhet theksuar se rreth Gazës ka mjaft ndihma, por ato nuk mund të hyjnë sepse Izraeli nuk e lejon këtë. Ndihma ajrore është e shtrenjtë, e vogël dhe duket më shumë si një operacion marketingu sesa një ndihmesë e vërtetë për të lehtësuar situatën. Për shkak të urisë në Gazë, kanë vdekur 188 persona, përfshirë 94 fëmijë.

Kategoritë
BotaLajme