Gaza, ushtria izraelite shënjestron hyrjen kryesore të Spitalit Al-Shifa

Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi gjithashtu se në shënjestër të sulmeve ajrore izraelite kanë qenë edhe lokacione në afërsi të dy spitaleve tjera, Spitali Al-Quds dhe Spitali Indonezian

Ushtria izraelite goditi hyrjen e spitalit Al-Shifa në Gaza, ku ndodhen mijëra pacientë dhe civilë, raporton Anadolu.

Gjithashtu, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, në shënjestër të sulmeve ajrore izraelite kanë qenë edhe lokacione në afërsi të dy spitaleve tjera, Spitali Al-Quds dhe Spitali Indonezian.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza raporton për viktima ndërsa forcat izraelite godasin ambulancat që po shkonin në jug për të arritur në vendkalimin tokësor Rafah.

Më shumë se 10.700 njerëz janë vrarë në konflikt, duke përfshirë të paktën 9.227 palestinezë dhe më shumë se 1.538 izraelitë.

Përveç numrit të madh të viktimave dhe zhvendosjeve masive të njerëzve, furnizimet bazë po mbarojnë për 2.3 milionë banorët në Gaza për shkak të rrethimit izraelit.

Kategoritë
BotaLajme