Numri i personave që kanë vdekur nga uria në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, është rritur në 313, prej të cilëve 119 janë fëmijë
Në Rripin e Gazës, ku përjetohet uri për shkak të sulmeve sulmet dhe bllokadat izraelite, në 24 orët e fundit 10 persona të tjerë, përfshirë dy fëmijë kanë vdekur nga uria, transmeton Anadolu.
Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza bëri një deklaratë me shkrim duke dhënë informacionin më të fundit mbi ata që kanë vdekur nga uria. Në deklaratë thuhet se 10 palestinezë të tjerë, përfshirë dy fëmijë, kanë vdekur nga uria dhe kequshqyerja në 24 orët e fundit.
Numri i personave që kanë vdekur nga uria në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, është rritur në 313, prej të cilëve 119 janë fëmijë.
Në raportin e fundit të publikuar nga Klasifikimi i Fazës së Sigurisë Ushqimore të Integruar (IPC) i mbështetur nga OKB-ja thuhet se që nga 15 gushti 2025, uria në qytetin e Gazës u konfirmua nga provat se është në nivelin 5, i njohur si niveli katastrofik.
“Pas 22 muajsh të konfliktit brutal, më shumë se gjysmë milioni njerëz në Rripin e Gazës përballen me kushte katastrofike të karakterizuara nga uria, varfëria dhe vdekja”, thekson raporti i IPC-së.
– Gaza po vdes nga uria
Rripi i Gazës, nën sulmet izraelite dhe një rrethimi të rreptë që kufizon hyrjen e ndihmës humanitare, po përjeton katastrofë humanitare, me uri të përhapur dhe mungesë uji, ilaçesh, furnizimesh mjekësore dhe materialesh higjienike.
Vdekjet nga uria, veçanërisht midis fëmijëve, po rriten në Rripin e Gazës. Qarqet lokale dhe ndërkombëtare thonë se Izraeli përdor “urinë dhe etjen si armë”.
Ushtria izraelite, e cila ka shkatërruar 88 për qind të Rripit të Gazës duke shkatërruar edhe infrastrukturën civile, shpesh synon palestinezët e zhvendosur me urdhër dëbimi në zonat ku ata janë strehuar.
Raportohet se numri i njerëzve të zhvendosur nga sulmet dhe urdhrat e deportimit izraelit në Gaza, e cila ka një popullsi prej afërsisht 2.3 milionë banorësh, ka arritur në 2 milionë dhe shumë njerëz janë zhvendosur disa herë.
Të privuar nga furnizimet bazë, palestinezët e zhvendosur përpiqen të mbijetojnë në tenda të improvizuara ose në shkolla të mbipopulluara ku furnizimet higjienike janë të pakta, sëmundjet infektive janë të përhapura.
Me sulme të përditshme ushtria izraelite bombardon tendat dhe strehimoret civile të personave të zhvendosur.