Florent Hadergjonaj, tha se pati një nga periudhat më të mira të karrierës së tij sezonin e kaluar, duke theksuar se dëshiron të tejkalojë këtë performancë në sezonin e ri.
Florent Hadergjonaj, futbollisti kosovar i Corendon Alanyaspor, një nga ekipet e Superligës Turke – Trendyol, tha se pati një nga periudhat më të mira të karrierës së tij sezonin e kaluar, duke theksuar se dëshiron të tejkalojë këtë performancë në sezonin e ri.
Futbollisti 31-vjeçar i cili vazhdon përgatitjet e tij për sezonin e ri në Qendrën e Kampit në shpatet e malit Palandöken në Erzurum, foli për Anadolun.
Ai tha për arsye se ishte me Kombëtaren e Kosovës iu bashkua ekipit me vonës në kamp.
“Ekipi është përgatitur për një kohë të gjatë. Hoteli, fushat dhe kushtet në Erzurum janë të shkëlqyera. Deri tani, gjërat po shkojnë mirë. Kampet stërvitore pas pushimeve janë thelbësore për përgatitjen fizike. Më pas, do të përmirësojmë aftësitë tona me stërvitje taktike dhe ndeshje miqësore”, tha ai.
Hadergjonaj kujtoi se sezonin e kaluar me Alanyaspor shënoi 4 gola dhe 5 asistime në 33 ndeshje.
“Ishte vërtet një nga sezonet më të mira të karrierës sime. Shpresoj që edhe klubi ta ketë parë kështu. Unë dhe familja ime jemi të lumtur në Alanya dhe kjo reflektohet pozitivisht në performancën tonë. Futbolli është, sigurisht, një sport ekipor, por nga një perspektivë individuale, ky sezon ishte shumë i suksesshëm për mua”, tha Hadergjonaj duke shtuar se ka rinovuar kontratën me ekipin.
Hadergjonaj, i cili më parë ka luajtur për Kasımpaşa në Turqi, shpjegoi se Superliga Turke po përmirësohet dhe po tërheq më shumë vëmendje çdo vit. “Sipas mendimit tim, Superliga po përmirësohet çdo vit. Transferimet dhe lojtarët e rinj që i bashkohen ligës janë një dëshmi e kësaj. Me sukseset e arritura nga ekipet turke në Evropë, ky interes po rritet çdo ditë.” shtoi ai.