Deputeti dhe kryetari i Komisionit të Financave në Asamblenë Kombëtare të Francës, Coquerel tha se në Parlament mund të diskutohet projektligji që synon shfuqizimin e reformës së pensioneve
Deputeti dhe kryetari i Komisionit të Financave në Asamblenë Kombëtare të Francës, Eric Coquerel tha se në Parlament mund të diskutohet projektligji që synon shfuqizimin e reformës së pensioneve, transmeton Anadolu.
Në një konferencë për media në Parlamentin francez, Coquerel tha se në Parlament mund të diskutohet projektligji i cili synon shfuqizimin e reformës së pensioneve.
Duke vënë në dukje se ditët e fundit është bërë presion ndaj tij lidhur me vendimin e tij për këtë çështje, Coquerel tha se në këtë përfshihet edhe qeveria.
– Qeveria: Projektligji për shfuqizimin e reformës së pensioneve në kundërshtim me kushtetutën
Zëdhënësi i qeverisë, Olivier Veran në një deklaratë për media pas takimit të Këshillit të Ministrave, e ka cilësuar në kundërshtim me kushtetutën projektligjin ndaj të cilit është dhënë miratim për diskutim në Parlament.
Qeveria franceze pretendon se projektligji në fjalë është në kundërshtim me kushtetutën me arsyetimin se do të përbëjë barrë financiare për shtetin.
Për mosdiskutimin e projektligjit në Parlament, qeveria mund të përdorë kompetencën e saj kushtetuese.
– Francezët do të dalin në rrugë kundër reformës
Ata që kundërshtojnë reformën e pensioneve, do të mbajnë protestë në të gjithë vendin më 6 qershor.
Projektligji i cili synon të shfuqizojë reformën e pensioneve, pritet që më 8 qershor të diskutohet në Asamblenë e Përgjithshme të Parlamentit.
Në kuadër të reformës së pensioneve e cila ka hyrë në fuqi këtë vit, mosha e pensionit rritet gradualisht në 64.
