Franca dhe Arabia Saudite do të bashkëkryesojnë takimin e bashkësisë ndërkombëtare në OKB për të shpëtuar zgjidhjen me dy shtete, tha ministri i jashtëm francez
Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, paralajmëroi se perspektiva e një shteti palestinez është më e kërcënuar se kurrë dhe konfirmoi se një konferencë e OKB-së për Palestinën do të mbahet më 28 korrik, transmeton Anadolu.
“Ndërsa Gaza është e mbërthyer nga uria dhe shkatërrimi, dhe perspektiva e një shteti palestinez është më e kërcënuar se kurrë, Franca dhe Arabia Saudite do të bashkëkryesojnë një takim të bashkësisë ndërkombëtare këtë të hënë në OKB për të shpëtuar zgjidhjen me dy shtete”, shkroi Barrot në X.
Konferenca e nivelit të lartë e OKB-së për zgjidhjen paqësore të çështjes palestineze dhe zbatimin e një zgjidhjeje me dy shtete u shty për arsye logjistike dhe sigurie pas luftës Iran-Izrael në qershor. Tani është riplanifikuar për 28-29 korrik.