Franca: Lirimi i policëve hap i parë i rëndësishëm, të angazhohet edhe Kosova bazuar në kushtet e BE’së

Franca: Lirimi i policëve hap i parë i rëndësishëm, të angazhohet edhe Kosova bazuar në kushtet e BE’së

Ministria e Punëve të Jashtme të Francës ka thënë se e mirëpret lirimin e tre policëve të Kosovës pas vendimit të gjykatës së Kralevës në Serbi.

Parisi zyrtar konstaton se ky është një hap i parë shumë i rëndësishëm drejt de-eskalimit në mes të tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.

Nga MPJ e Francës thonë e i kërkojnë gjithashtu edhe institucioneve të Kosovës që të angazhohen pa vonesa në këtë drejtim, bazuar në parametrat e vendosura nga Bashkimi Evropian për të dalë nga kriza, parametra të cilat vazhdojnë të mbesin valide.

Kategoritë
LajmeVendi
Reklamë: ABE Kosova