Forcat turke neutralizojnë 16 terroristë në veri të Sirisë

Forcat turke neutralizojnë 16 terroristë në veri të Sirisë

Në një deklaratë nga Ministria turke e Mbrojtjes theksohet se ushtarët turq vazhdojnë të shkatërrojnë strehimoret e terroristëve të cilët kryejnë sulme.

Ministria e Mbrojtjes e Türkiyes ka njoftuar se Forcat e Armatosura Turke kanë neutralizuar 16 terroristë të përcaktuar në rajonet Tal Rifat dhe Munbixh në veri të Sirisë, transmeton Anadolu.

Në një njoftim nga ministria theksohet se ushtarët turq vazhdojnë të shkatërrojnë strehimoret e terroristëve të cilët kryejnë sulme.

“Duke shkatërruar objektivat terroriste në rajonin Tal Rifat dhe Munbixh, Forcat e Armatosura Turke neutralizuan edhe 16 terroristë të tjerë. Numri i terroristëve të neutralizuar në rajon u rrit në 57”, njoftoi ministria turke.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova