Forcat izraelite vrasin një palestinez në Bregun Perëndimor të pushtuar

Forcat izraelite vrasin një palestinez në Bregun Perëndimor të pushtuar

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se forcat izraelite qëlluan dhe vranë një të ri 19-vjeçar palestinez në qytetin Sebastia të Nablusit në Bregun Perëndimor, dhe se trupi i palestinezit që u qëllua është dorëzuar

Forcat izraelite vranë një palestinez në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar dhe arrestuan një tjetër pasi fillimisht e plagosën, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, thuhet se forcat izraelite qëlluan dhe vranë një të ri 19-vjeçar palestinez në qytetin Sebastia të Nablusit në Bregun Perëndimor, dhe se trupi i palestinezit që u qëllua është dorëzuar.

Në deklaratë thuhet se forcat izraelite arrestuan një tjetër palestinez pasi fillimisht e kanë plagosur.

Televizioni shtetëror palestinez tha se forcat izraelite hapën zjarr ndaj një automjeti në Sebastia që kishte dy palestinezë.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova