Forcat izraelite bastisin funeralin e aktivistit palestinez të vrarë nga koloni izraelit

– Gjatë ndërhyrjes, dy aktiviste të huaja që po merrnin pjesë në varrim u ndaluan nga forcat izraelite

 Forcat izraelite kanë ndërhyrë dhunshëm gjatë funeralit të Odeh Hathalin, aktivistit palestinez të vrarë nga një kolon izraelit në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Gjatë ndërhyrjes, dy aktiviste të huaja që po merrnin pjesë në varrim u ndaluan nga forcat izraelite.

Odeh Hathalin ishte kontribuues në dokumentarin fitues të çmimit Oscar “No Other Land”, i cili shfaq pasojat e kolonizimit izraelit në territoret palestineze.

Hathalin, 31 vjeç, u vra nga zjarri i një koloni të paligjshëm izraelit në fshatin palestinez Umm al-Kheir të hënën në mbrëmje.

Ngjarja ka nxitur reagime të ashpra nga aktivistë dhe organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Kategoritë
BotaLajme