Fjalët e para të babait pasi varrosi vajzën 18-vjeçare

Babai i 18-vjeçares së vrarë në Ferizaj është prononcuar shkurt për media, pasi varrosi fëmijën e tij të parë.

I tronditur nga ngjarja që shokoi gjithë vendin, babai i vajzës së ndjerë ka uruar që më të mos ndodhin tragjedi të tilla.

“Jemi të kënaqur me policinë e Ferizaj, që e kanë dhënë maksimumin që edhe kanë bërë arrestimet, dhashtë Zoti që kjo te jëtë e fundit, jo ndaj vajzës sime por në përgjithësi që mos të na ndodhin më këto raste tragjike”, u shpreh babai i 18-vjeçares, transmeton Gazeta Express.

Sot iu dha lamtumira e fundit 18-vjeçares M.O., në varrezat e qytetit të Ferizajt, e cila u vra të dielen në banesën e partnerit të saj. Pas dy ditësh në arrati, policia ka arrestuar sot të dyshuarin kryesor Dardan Krivaqa, ndërsa për Arbër Sejdiun gjykata ka caktuar një muaj paraburgim.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka dhënë detaje për arrestimin e Dardan Krivaqës, të dyshuarit kryesor në vrasjen e M.O, 18-vjecare nga kjo komunë.

Sipas njoftimit të prokurorisë, Krivaqa është arrestuar sot rreth orës 12:05.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, , njofton opinionin publik se lidhur me rastin e vdekjes së 18 vjeçares në Ferizaj,  sot rreth orës 12 e 05 minuta, është arrestuari edhe personi i dytë i dyshuar (D,) në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti në bashkëkryerje ka kryer veprën penale ‘Vrasje e rëndë’ të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë për Express.

Sipas policisë, Krivaqa është arrestuar në një fshat të Ferizajt.

Kategoritë
LajmeVendi