Forcat Ajrore të Finlandës kanë nisur procesin e heqjes së svastikave nga flamujt e njësive si pjesë e një reforme të brendshme. Vendimi u mor pas shqetësimeve se simboli, i lidhur globalisht me nazizmin, shkaktonte pakënaqësi gjatë bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, raportoi televizioni publik Yle.
Koloneli Tomi Böhm, komandant i Komandës Ajrore të Karelisë, theksoi se ndryshimi nuk është politik, por praktik: “Ka pasur situata të sikletshme. Është e arsyeshme të përshtatemi me kohën.”
Svastika u përdor për herë të parë në ushtrinë finlandeze në vitin 1918, ndërsa u hoq nga avionët në vitin 1945, por mbeti në flamujt e miratuar në vitet ’50. Reforma aktuale do të përfshijë edhe njësitë e tjera ajrore si Laponi dhe Satakunta.
Debati për përdorimin e këtij simboli është rindezur pas botimit të librit Hakaristin historia të profesor Teivo Teivainen, i cili analizon rolin dhe pasojat historike të svastikës në Finlandë.
Nuk është dhënë ende një afat i saktë, por ushtria shpreson ta përmbyllë procesin gjatë mandatit të tanishëm të komandës.