Videoja, e xhiruar nga vajzat izraelite që kryenin shërbimin ushtarak, duke kërcyer në repart, theu rekordin e hiteve në rrjetet sociale. Ministria izraelite e Mbrojtjes ka nisur një hetim për incidentin.
Në Izrael, përveç burrave, detyrën e shërbimit ushtarak e kanë edhe gratë.
Periudha e shërbimit ushtarak, e cila përcaktohet si 3 vjet për burrat, pranohet si 2 vjet për gratë.
Pamjet e një grupi ushtarësh femra që u dorëzuan për të kryer detyrat e tyre ushtarake bënë bujë në rrjetet sociale.
Ushtarët femra filluan të kërcejnë dhe të xhirojnë videoklipe në repart me uniformat e tyre.
Ushtarët, të cilatt kanë regjistruar këto momente, i kanë shpërndarë pamjet në llogaritë e tyre në rrjetet sociale.
Pamjet, të cilat po përhapen gradualisht në rrjetet sociale, morën miliona klikime.
Ministria izraelite e Mbrojtjes mori masa pasi pamjet
Ndërkohë që ministria nisi hetimet për ngjarjen, u diskutua edhe nëse në videon në fjalë ndalohej përdorimi i telefonit gjatë shërbimit ushtarak.
Nga ana tjetër, objekt diskutimi nga autoritetet përkatëse ishte edhe çështja e ndalimit të pjesshëm të imazheve që vazhdojnë të përhapen në internet.