Që nga fillimi i luftës gjenocidale të Izraelit në Gaza, gati 1.000 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 7.000 janë plagosur në Bregun Perëndimor nga forcat izraelite dhe kolonët e paligjshëm
Një grup fëmijësh palestinezë në qytetin Tulkarm të Bregut Perëndimor mbajtën demonstratë duke kërkuar ndalimin e sulmeve të ushtrisë izraelite, raporton Anadolu.
Fëmijët u mblodhën në Sheshin “Jamal Abdunnasir” për të protestuar kundër sulmeve të vazhdueshme të Izraelit në disa zona në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe në Kampin e Refugjatëve Nur Shams.
Që nga fillimi i luftës gjenocidale të Izraelit në Gaza, gati 1.000 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 7.000 janë plagosur në Bregun Perëndimor nga forcat izraelite dhe kolonët e paligjshëm, tha Ministria palestineze e Shëndetësisë.
Në një mendim historik korrikun e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e shpalli pushtimin e territorit palestinez nga Izraeli të paligjshëm dhe bëri thirrje për evakuimin e të gjitha vendbanimeve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.