Me kufij kryesisht të mbyllur dhe ndihmë të kufizuar, familjet përballen me mundësi të kufizuara për mbijetesë, gjë e cila i detyron fëmijët të kryejnë detyra fizikisht të vështira përtej moshës së tyre
Fëmijët në Rripin e Gazës po marrin përgjegjësitë e të rriturve për të mbështetur familjet e tyre ndërsa sulmet izraelite vazhdojnë për muajin e 20-të radhazi dhe kushtet e jetesës përkeqësohen, raporton Anadolu.
Me shënimin e Ditën Botërore kundër punës së fëmijëve të mërkurën, shumë fëmijë u panë duke punuar në tregje dhe rrugë në vend që të ndiqnin shkollën ose të luanin. Kjo vjen mes konfliktit të vazhdueshëm dhe një bllokade të ashpër pas fushatës ushtarake të Izraelit, e cila filloi më 7 tetor 2023.
Me kufij kryesisht të mbyllur dhe ndihmë të kufizuar, familjet përballen me mundësi të kufizuara për mbijetesë, gjë e cila i detyron fëmijët të kryejnë detyra fizikisht të vështira përtej moshës së tyre.
UNICEF-i paralajmëroi më 16 mars se fëmijët në Gaza po përballen me kushte “jashtëzakonisht shqetësuese”, duke jetuar në frikë dhe ankth të vazhdueshëm dhe duke mos patur qasje në ndihmë dhe mbrojtje humanitare.
Në Khan Younis, fëmijët u panë duke bluar qiqra për ‘falafel‘, duke tërhequr karroca dhe duke shitur fruta dhe ushqime të lehta pranë një strehimore për të zhvendosur me qëllimin për të ndihmuar në sigurimin e ushqimit për familjet e tyre.
Të paktën 55.207 palestinezë janë vrarë në luftën gjenocidale të Izraelit në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023, tha sot Ministria e Shëndetësisë.
Ushtria izraelite rifilloi sulmet e saj në Rripin e Gazës më 18 mars dhe që atëherë ka vrarë 4.924 persona dhe ka plagosur 15.780 të tjerë, duke prishur marrëveshjen e armëpushimit dhe shkëmbimi të pengjeve që hyri në fuqi në janar.
Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli gjithashtu përballet me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë.