Familjarët e robërve izraelit kundër planit të Netanyahut, lidhën me zinxhirë në shenjë proteste

Planet izraelite për të pushtuar qytetin e Gazës kanë nxitur dënoime të forta nga familjet e robërve izraelitë.

Familjarët e robërve zhvilluan një protestë në Tel Aviv dhe përpara zyrës së kryeministrit Benjamin Netanyahu në Jerusalem, ndërkohë që kabineti i sigurisë po diskutonte mbi këto plane.

Disa protestues u lidhën me zinxhirë mes tyre dhe paralajmëruan se ky hap do të ishte “dënimi me vdekje” për të dashurit e tyre.

Familjet po kërkojnë ende një armëpushim të menjëhershëm dhe kthimin e të gjithë robërve të mbetur.

“Jam këtu sepse mërzitem me këtë qeveri. Më ka shkatërruar jetën,” tha Noa Starkman, 55 vjeç, banore e Jerusalemit me prejardhje nga një komunitet në jug të Izraelit, raporton BBC.

Kategoritë
BotaLajme