Familjarët e pengjeve në Izrael kërkojnë ndihmë nga Erdogani: Si lider me ndikim të gjerë besojmë se ju mund të na ndihmoni

Masakra e Izraelit në Gaza po vazhdon pandërprerë prej 42 ditësh. Familjet e të burgosurve izraelitë të mbajtur nga Hamasi gjithashtu përpiqen të bëjnë zërin e tyre të dëgjohet duke protestuar shpesh kundër qeverive të tyre. Familjet që nuk mundën të gjenin atë që prisnin nga administrata izraelite, kësaj radhe i shkruan një letër presidentit Erdogan

Familjet e izraelitëve që mbahen peng nga Hamasi që prej 7 tetorit kërkuan ndihmë nga presidenti Erdogan.

Letra që kërkon ndihmë është shkruar nga ‘Forumi i pengjeve dhe familjeve të zhdukura’ në Izrael:

“Ne kërkojmë ndihmën tuaj për t’ju kërkuar të ndërhyni në këtë krizë që po shkakton dhimbje dhe vuajtje të patregueshme. Ne nuk kemi mundur të komunikojmë me fëmijët, gratë, bashkëshortët, prindërit tanë që nga rrëmbimi i tyre.”

Në letër theksohej ndikimi  i Turqisë dhe Presidentit Erdogan:

“Si lider i një prej fuqive të mëdha të rajonit, me ndikim të gjerë në Lindjen e Mesme, botën myslimane dhe më gjerë, ne besojmë se ju jeni në një pozicion unik për të na ndihmuar. Prandaj, ne jemi të përkushtuar të marrim informacione në lidhje me kushtet shëndetësore të pengjeve, duke lehtësuar sigurimin pa vonesë të nevojave të tyre të nevojshme mjekësore dhe sigurimin e lirimit të menjëhershëm të tyre.” Ju bëjmë thirrje që të siguroni lirimin e tyre”.

Besohet se janë mbi 200 izraelit që janë marrur pengë nga Hamasi

Kategoritë
BotaLajme