Presidenti amerikan Donald Trump në fjalimin e tij për mediat dje konfirmoi se do t’u dërgojë Ukrainës sisteme të mbrojtjes ajrore tip Patriot, pavarësisht pezullimeve të mëparshme të ndihmës ushtarake për Kievin.
Arsyeja kryesore e ndryshimit të kursit të administratës së Trump-it për dërgimin e raketave dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore Patriot janë sulmet ruse me dronë dhe raketa rreshëlluese ndaj qyteteve ukrainase.
“Fliste bukur, por pastaj në mbrëmje bombardon gjithçka,” tha Trump për mediat amerikane duke folur për presidentin rus Vladimir Putin.
Nuk ka të dhëna për numrin e raketave të sistemit Patriot që SHBA-ja planifikon t’u dërgojë ukrainasve, ndërsa mediat amerikane raportojnë se vendet evropiane “do të rimbursojnë shpenzimet për transportin e raketave dhe sistemeve Patriot nga Bashkimi Evropian”.
“Do t’u dërgojmë Patriotët, të cilëve u nevojiten me ngulm, sepse Putin i ka befasuar shumë njerëz. Fliste bukur, por pastaj në mbrëmje bombardon gjithçka. Por ka një problem të vogël. Nuk më pëlqen kjo,” shtoi Trump.
Së shpejti është planifikuar edhe një takim i ri midis Donald Trumpit dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në të cilin duhet të përcaktohet se si do të financohet ndihma ushtarake që SHBA-ja dëshiron t’ua japë ukrainasve, por jo falas.
“Për në thelb do t’u dërgojmë copa të ndryshme të pajisjeve shumë të sofistikuara ushtarake. Ata do të na paguajnë 100% për to, dhe kjo është mënyra sesi ne duam,” tha Trump.
Një bateri e sistemit Patriot përbëhet nga një sistem radar për zbulimin dhe ndjekjen e objektivave, një qendër komande për drejtimin e zjarrit dhe disa lansues raketash.
Çdo lansues mban deri në katër raketa që mund të godasin aeroplanë, raketa rreshëlluese dhe balistike. Sistemi funksionon si pjesë e një mbrojtjeje ajrore të integruar dhe mund të vendoset shpejt në lokacione të ndryshme.