Serbia është shteti evropian që qëndron pas kontratës gjigante të armatimit me gjigantin izraelit të mbrojtjes Elbit Systems, me vlerë 1,64 miliardë dollarë, pretendojnë mediat izraelite, shkruan Times of Israel.
Kompania izraelite javën e kaluar njoftoi lidhjen e një kontrate për furnizimin me sisteme artileriko-raketore me rreze të gjatë veprimi dhe mjete ajrore pa pilot, por identiteti i blerësit nuk ishte zbuluar, shkruan media izraelite.
Detajet e kontratës pesëvjeçare
Në kuadër të marrëveshjes pesëvjeçare të mbrojtjes, Elbit do t’i furnizojë Serbisë një paketë sistemesh ajrore luftarake pa pilot të mbështetura në inteligjencë artificiale, që përfshin dronë për përdorim taktik dhe operacional.
Kontrata përfshin edhe dorëzimin e raketave artilerike precize me rreze të gjatë të Elbit, si dhe produkte mbrojtëse të pajisura me sisteme të avancuara ISTAR për informim, mbikëqyrje, përcaktim të objektivave dhe zbulim. Paketa gjithashtu përfshin sisteme komunikimi dhe inteligjencë të sinjaleve, si dhe pajisje elektrooptike të avancuara dhe sisteme për shikim natën, përfundon Times of Israel.