Deputeti i PDK-së, Nait Hasani e Albulena Haxhiu biseduan për disa minuta para Kuvendit.
Haxhiu nuk ka pranuar të komentojë se çka diskutuan.
“Është private, me qenë publike prononcohemi para mediave”, tha ajo.
Kurse, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e quajti “pyetje të kotë” atë që u mendua pas një bisede mes Haxhiut të VV-së dhe Nait Hasanit.
“Asnjë milimetër nga qëndrimet e partisë nuk lëviz askush i PDK-së”, tha Krasniqi.
“Pyetje e kotë, megjithëse respektin, sepse asnjë deputet i PDK-së nuk lëviz asnjë milimetër nga qëndrimet e partisë. VV dëshiron të krijojë narracione të përçarjes. Ne këtu jemi me i përfaqësu qëndrimet politike otna, dhe vendimet që i kemi marrë në organet e partisë. S’ka të bëjë me ne veç me zonjën Haxhiu, por me krjet anëtarët e qeverisë – s’kemi votë për asnjë nga ish-ministrat dhe zv/ministrat”, tha Memli Krasniqi.