Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se “sulmi i befasishëm fillestar i Izraelit ndaj Iranit ishte shumë i suksesshëm”.
“Kemi sulmuar komandën e lartë, kemi sulmuar shkencëtarët e lartë që punojnë për zhvillimin e armëve bërthamore, kemi sulmuar instalimet bërthamore”, tha Netanyahu në një deklaratë me video, duke qëndruar pranë ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant, ministrit për Çështje Strategjike Ron Dermer, ministrit të Financave Bezalel Smotrich, kreut të partisë Shas Aryeh Deri dhe ministrit të Sigurisë Kombëtare Itamar Ben Gvir.
Netanyahu shtoi se Izraeli po arrin rezultate, “por nuk ka luftëra të lehta”.
“Izraelitët ndoshta do të duhet të kalojnë një periudhë shumë më të gjatë në strehimore se sa jemi mësuar deri tani”, tha ai.