Erzurumspor FK transferon mbrojtësin kosovar Amar Gërxhaliu

Në një deklaratë të bërë nga klubi, u konfirmua se është nënshkruar një kontratë njëvjeçare me 23-vjeçarin Amar Gërxhaliu

Erzurumspor FK, një nga ekipet e Ligës së Parë Turke Trendyol, ka nënshkruar me mbrojtësin kosovar Amar Gërxhaliu, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të bërë nga klubi, u konfirmua se është nënshkruar një kontratë njëvjeçare me 23-vjeçarin Gërxhaliu.

Deklarata bëri të ditur se futbollisti 23-vjeçar më parë ka luajtur edhe për Antalyaspor.

“I themi mirëseerdhe Gërxhaliut, i cili besojmë se do t’i shtojë forcë ekipit tonë, dhe i urojmë suksese nën fanellën tonë”, thuhet në deklaratë.

Kategoritë
BotaLajme