Erdogan: Izraeli duhet ndalur, një luftë shkatërruese do të sillte valë refugjatësh

Presidenti turk, Tayyip Erdogan, i tha sot homologut të tij iranian, Masoud Pezeshkian, se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po përpiqet të ndezë rajonin dhe të sabotojë bisedimet bërthamore përmes sulmeve ndaj Iranit. Ndërkohë, në bisedë me princin saudit të kurorës, ai tha se Izraeli i Netanyahut është kërcënimi më i madh për stabilitetin rajonal.

Në një deklaratë të zyrës së tij thuhet se Erdogan i ka thënë Pezeshkianit gjatë një bisede telefonike se sulmet izraelite kanë për qëllim të largojnë vëmendjen nga ajo që ai e quajti gjenocid në Gaza.

Presidenti turk foli sot edhe me princin e kurorës saudite, Mohammed Bin Salman, të cilit i tha se sulmi ndaj Iranit tregoi se Izraeli, nën drejtimin e kryeministrit Benjamin Netanyahu, është kërcënimi më i madh për stabilitetin në rajon, thuhet në deklaratë.

Në këtë bisedë telefonike, Erdogan i tha princit të kurorës se Izraeli duhet ndalur për të ulur tensionet dhe se çështja bërthamore mund të zgjidhet vetëm nëpërmjet negociatave.

Një luftë potencialisht shkatërruese mund të shkaktojë valë migracionesh të paligjshme drejt të gjitha vendeve të rajonit, thuhet më tej në deklaratë.

Kategoritë
BotaLajme