Pas bisedimeve në Xhide, Erdoğan i dhuroi princit saudit një Togg të bardhë “Pamukkale”
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan i dhuroi të hënën Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, makinën e parë elektrike të prodhuar në Türkiye, Togg, raporton Anadolu.
Gjatë vizitës së tij në Pallatin Mbretëror Al-Salam në Xhide, Erdoğan dhe bin Salman zhvilluan takime kokë më kokë dhe ndërmjet delegacioneve.
Pas bisedimeve, Erdoğan i dhuroi princit saudit një Togg të bardhë “Pamukkale”.
Dy liderët ekzaminuan automjetin në oborrin e pallatit.
Pas përfundimit të vizitës, Erdoğan u kthye në hotelin e tij me Togg, të cilin e drejtoi bin Salman.
