Erdogan: Bota duhet ta pranojë realitetin e dy shteteve në Qipro

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan riafirmoi mbështetjen e vendit të tij për një zgjidhje me dy shtete në Qipro, duke i kërkuar bashkësisë ndërkombëtare të pranojë ndarjen ekzistuese të ishullit mesdhetar.

Bëhet e ditur se Republika Turke e Qipros Veriore, është shpallur në vitin 1983

Ne e mbështesim plotësisht vizionin e bazuar në një zgjidhje me dy shtete”, tha Erdogan gjatë një vizite në Qipron veriore që shënoi 51 vjetorin e pushtimit të ishullit nga trupat turke.

“Është koha që bashkësia ndërkombëtare të bëjë paqe me realitetet në terren”, shtoi ai.Vizita e udhëheqësit turk vjen pak ditë pasi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha se takimet midis udhëheqësve rivalë të Qipros në selinë e organizatës në New York ishin “konstruktive”, edhe pse mbetën pyetje në lidhje me pikat e kalimit në ishull.

Kategoritë
BotaLajme