Elon Musk stërvitet me luftëtarin e famshëm St-Pierre para ndeshjes në kafaz me Zuckerberg

Elon Musk stërvitet me luftëtarin e famshëm St-Pierre para ndeshjes në kafaz me Zuckerberg

Mundësi kanadez dhe luftëtari i UFC, Georges St-Pierre në një postim nga llogaria e tij në median sociale paraqiti stërvitjen ku mori pjesë Musk

Pronari i Twitter-it, Elon Musk u stërvit me luftëtarin dhe mjeshtrin e famshëm të arteve marciale, Georges St-Pierre pasi drejtori ekzekutiv i kompanisë Meta, Mark Zuckerberg pranoi propozimin për “ndeshje në kafaz”, transmeton Anadolu.

Mundësi kanadez dhe luftëtari i UFC, Georges St-Pierre në një postim nga llogaria e tij në median sociale paraqiti stërvitjen ku mori pjesë Musk.

St-Pierre në një postim nga Twitteri tha se kanë zhvilluar “stërvitje të mrekullueshme” me Musk ndërsa në postimin e tij shtoi edhe një fotografi të shkrepur pas stërvitjes.

Në postim, vërehet se në stërvitje mori pjesë edhe mjeshtri i arteve marciale, John Danaher.

Musk në një postim rreth punimeve përgatitore për “ndeshjen në kafaz” ka bërë shaka në mënyrën se “Ishte shumë argëtuese! Sipas rezultatit të nxjerrë nga kjo, është e qartë se kam nevojë të punoj më shumë”.

Musk e sfidoi Zuckerbergun për ndeshje pas lajmeve se ai do të “ndërtonte platformë alternative të Twitter-it, të bazuar në tekst” të emërtuar “Threads”. Zuckerberg në një postim nga media sociale më 22 qershor njoftoi se ka pranuar propozimin për “ndeshje në kafaz”.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova