Një video e publikuar shfaq momentin kur ekipi i BBC News detyrohen të largohen me shpejtësi, kur fillojnë granatimet ruse në rajonin e Khersonit që është mbuluar nga uji pas shkatërrimit të digës.
BBC po intervistonte banorët e kësaj zone, kur filluan granatimet dhe shpërthimet e fuqishme, duke detyruar ekipin të largohen dhe strehohen në zonë më të sigurtë, transmeton Telegrafi.
Kujtojmë që të martën diga Nova Kakhovka u hodh në erë dhe tërë uji i akumuluar u derdh në mbi 80 vendbanime, ku si pasojë u rrit niveli i ujit në mbi 11 metra
Aty uji mori me vete pothuajse gjithçka – madje në disa video shihen shtëpitë duke “lundruar”, kurse presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se është një katastrofë.

