Arsenali është shumë pranë transferimit të qendërmbrojtësit spanjoll Cristhian Mosquera nga Valencia këtë verë.
‘Topçinjtë’ kanë arritur marrëveshje për kushtet personale me mbrojtësin dhe janë afër finalizimit të marrëveshjes me klubin nga La Liga.
I riu, i cili së fundmi përfaqësoi Spanjën në Kampionatin Evropian U-21, po konsiderohet si përforcimi ideal për të qenë zëvendësues i Ëilliam Saliba dhe Gabrielit në qendër të mbrojtjes.
Sipas The Athletic, Arsenali është në prag të përmbylljes së transferimit të Mosqueras, teksa Fabrizio Romano ka raportuar se Arsenali do paguajë 15 milionë euro në drejtim të Valencias, teksa shuma totale me bonuse do të jetë më pak se 20 milionë euro.
21-vjeçari ka zhvilluar 41 ndeshje në të gjitha kompeticionet sezonin e kaluar, duke qenë titullar në 37 nga 38 ndeshjet e Valencias në La Liga, një tregues i rëndësishëm për qëndrueshmërinë dhe besimin që kishte nga trajnerët.
Arsenali kishte tentuar më parë të transferonte Dean Huijsen nga Bournemouth, por pas kalimit të këtij të fundit te Real Madrid, klubi londinez e zhvendosi vëmendjen tek Mosquera.
Trajneri Mikel Arteta është në një fushatë intensive për përforcime gjatë kësaj vere, me synimin për të fuqizuar skuadrën për sezonin 2025/2026.
Klubi tashmë ka zyrtarizuar afrimet e mesfushorëve Christian Norgaard (Brentford) dhe Martín Zubimendi (Real Sociedad), ndërsa portieri Kepa Arrizabalaga ka kaluar nga Chelsea te Arsenali.
Gjithashtu, Arsenali ka arritur marrëveshje për transferimin e Noni Madueke nga ‘Blutë e Londrës’ dhe është gjithashtu në bisedime të avancuara për sulmuesin Viktor Gyokeres nga Sporting Lisbona