E konfirmon ministri serb i Kurtit: Interpoli ka lëshuar fletë-arrest për Radoiçiqin

Gjatë ditës së djeshme u raportuar se Organizata ndërkombëtare e policisë, INTERPOL,ka lëshuar urdhër-arrest për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq.

Kjo në lidhje sulmin e armatosur në Banjskë – pjesa veriore e Kosovës.

Kjo ësht konfirmuar edhe nga e Ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq.

Ai tha se urdhri është lëshuar me ndërmjetësimin e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNIMK, në bazë të kërkesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

Kosova nuk është anëtare e Interpol-it, urdhërarrestet ndërkombëtare lëshohen në këtë mënyrë.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi