Dy të lënduar në një aksident te “Kroi i Mbretit”- Policia jep detaje

Një aksident trafiku ka ndodhur më herët në magjistralen Prishtinë-Pejë, më saktësisht në zonën e njohur si “Kroi i Mbretit”.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, i cili tha se në aksident janë përfshirë tri vetura.

Dy persona pësuan lëndime, për të cilat edhe morën trajtim mjekësor.

“Rreth orës 16:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Koreticë). Sipas patrullës policore në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë marrë ndihmë mjekësore. Njësia policore është marrë me procedurat në vendngjarje” deklaroi Krasniqi.

 

Kategoritë
LajmeVendi