‘Drejtësi për Liridonën’- fillon protesta, të afërmit e së ndjerës prezentë

Protesta që kërkon drejtësi për Liridona Ademajn, e paralajmëruar për të martën nga ora 18:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ka filluar.Prezent në protestë janë parë të afërm të së ndjerës, duke mbajtur pankarta në duar “Drejtësi për Liridonën!”.

Protesta është ftuar nga organizata jo-qeveritare ‘Kolektivi per mendim dhe veprim feminist’, teksa iu janë përgjigjur edhe një numër i qytetarëve.

Naim Murseli akuzohet për vrasje të rëndë në bashkëkryerje, Granit Plava për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa Kushtrim Kokalla për marrëveshje për ta kryer veprën penale të vrasjes së rëndë.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi