Një grua pjesë e forcave zjarrfikëse greke, thuajse e dorëzuar para flakëve që kanë përfshirë Greqinë, e që shpërthen në lot, ka bërë xhiron e rrjetit.
Ndërsa gruaja qëndron e ulur në, panorama pas saj është e trishtë, gjithcka e djegur e mbuluar nga tymi.
Fotoja e shkrepur nga Đanis Joanidis , është postuar në faqen “Parashikimi i motit në Greqi”, së bashku me mesazhe inkurajuese për të gjithë zjarrfikësit, por jo vetëm.

“Në një situatë lufte, marrim një frymë të vogël dhe vazhdojmë
Me guxim…
Me guxim…..
Me guxim….
Me këmbëngulje….
Pa frikë….
Pa panik….
Pa hezitim….
Vazhdojmë pranë asaj që na nevojitet
Guximi nuk është vetëm i gjinisë mashkullore” shkruhet në postim.

